5 ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut parashtrojnë dorëheqjen
Pesë ministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së në Maqedoninë e Veriut i dorëzuan zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre të kushtëzuara, të cilat do të aktivizohen sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëvendëskryeninistri Artan Grubi përmës një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ai dhe ministrat, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi, Fatmir Besimi dhe Jeton Shaqiri i dorëzuan dorëheqjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Dy ditë më parë ka qënë vetë Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ai i cili e ka paralajmëruar një skenar të tillë përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Kjo ka qënë kërkesa e partisë opozitare VMRO-MPMNE në mënyrë që të votoheshin ndryshimet kushtetuese dhe të hapej rruga drejt integrimit në Bashkimin europian.
Me dorëheqjen e ministrave shqiptarë, pamundësohet edhe zgjedhja për herë të parë e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut ashtu siç ishte me marrëveshjen e BDI-së me LSDM-në.
Pas gatishmërisë së treguar nga BDI për dorëheqjet, VMRO-DMPNE ka dekalruar se për herë të parë kjo forcë politike nuk është më faktor dhe se në bllokun politik shqiptar po krijohet një front i ri opozitar që do ta rrezikojë realisht BDI-në.
Ndërsa LSDM ka kërkuar që VMRO-DMPNE që të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të tregojnë se mbështesin axhendën europiane në vend që ta bllokojnë atë.
“Sot, bashkë me Bujarin, Kreshnikun, Fatmirin dhe Jetonin, ia dorëzuam dorëheqjet tona Kryeministrit.
Për: Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski
Lënda: Dorëheqje
I nderuar Kryetar I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski,
Si bartës i funksionit të rëndësishëm publik, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe evropiane,
duke e pasur parasysh emërtimin e subjektit politik të cilit i takoj dhe i cili në parim e ka integrimin e vendit si në NATO, BE dhe raportet e ngushta dhe të afërta me SHBA,duke e pasur parasysh kushtin e pahijshëm të opozitës për ti votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend,duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e integrimit dhe ardhmërinë dinjitoze të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Po ua dorëzoj, i nderuar Kryetar i Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e Zëvendës Kryetarit të Parë të Qeverisë dhe ministrit për p, të cilën ju lutem që ta aktivizoni në momentin kur opozita do ti votojë dhe do të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend.
Ndjehem krenar dhe i nderuar nga besimi i liderit Ali Ahmeti, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarëve si dhe nga besimi juaj që të jem pjesë e Kabinetit reformues dhe integrues qeveritar dhe për mundësinë të ju shërbejë qytetarëve tanë”- shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë