Gjendet i mbytur në rrjetat e peshkimit djali 11-vjeçar i aktorit të njohur grek

11 Gusht 2023 | 10:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Fournit në Greqi pasditen e të enjtes, ku është gjetur i mbytur në det djali 11-vjeçar i aktorit të njohur, Odysseus Stamoulis.

11-vjeçari ndodhej në ishull me të ëmën dhe vendosi të shkonte në plazh pranë portit të qytetit për t’u zhytur.

Djali shkoi për t’u freskuar në det i vetëm, por vonoi të kthehej. E ëma e cila është me origjinë nga ishulli, nisi menjëherë kërkimet pasi djali u vonua. Ajo njoftoi efektivët e policisë dhe rojën bregdetare.

Zhytësit u futën në ujë dhe pas 2 orë kërkimesh e gjetën të miturën të ngecur në rrjetat e peshkimit.

I tronditur, kryebashkiaku i ishullit Fourna Corse, tregoi për mediat greke se si u mbyt djali 11-vjeçar i aktorit të njohur.

“Pasdite në orën 18.30 nëna e fëmijës më njoftoi se kishte humbur Christos që prej orës 14.00 të mesditës. U nisëm menjëherë me policinë dhe filluam ta kërkonim por nuk e gjetëm. Më pas filluan kërkimet nga zhytësit, fatkeqësisht e gjetëm fëmijën të mbytur . Nëna e tij është nga ishulli, ata kishin ardhur për pushime. Është bërë një dëm i madh, çfarëdo që të themi është pak”, tha kryetari i bashkisë së ishullit, Dimitris Karydis.

Siç raporton një dëshmitar okular për mediat greke, kur djali u nxor nga deti, njerëzit filluan të qanin dhe të bërtisnin: “Thërrisni doktorin!”.

Mjeku shkoi në vendngjarje dhe i bëri frymëmarrje artificiale e cila nuk pati sukses. Fëmija është transportuar me autoambulancë në klinikën rurale, por është konstatuar vdekja e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026