Dilemat katalanase, beteja për pavarësi po zhvillohet mes Gjykatës Ndërkombëtare dhe asaj spanjolle
Beteja e Katalonjës për pavarësi është kthyer në një çështje gjyqësore, e përfshirë nga burokracitë institucionale. Aktualisht, përplasja mes Madridit dhe rajonit autonom të Spanjës po zhvillohet në dy fronte, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe atë Supreme spanjolle.
Kjo rezistencë e Katalonjës për pavarësi aktualisht po vijon në gjykata, me liderët katalanas në mërgim ose që ndodhen aktualisht në burg, ndërsa vijojnë të kërkojnë të drejtat e tyre politike. Të hënën, Parlamenti Europian u rreshtua përkrah tyre në njohjen e Oriol Hunkueras, Carls Puizhdemont dhe Toni Komin si anëtarë të Parlamentit, ndërkohë që Spanja është përpjekur të bllokojë praninë e tyre në këtë institucion.
Të tre ata morën pjesë në zgjedhjet europiane të muajit maj pavarësisht se, si në rastin Hunkueras, ndodheshin në gjyq për kryengritje. Hunkueras u dënua më vonë dhe u burgos për rolin e tij në referendumin ilegal për pavarësinë në vitin 2017.
Lëvizja e Parlamentit Europian vjen tre ditë pasi autoriteti elektoral spanjoll vendosi veto ndaj pranisë së Hunkueras në Parlament.
Autoritetet iberike shpërfillën kështu një vendim kontradiktor të Gjykatës Europiane të Drejtësisë që thoshte se ai kishte imunitet politik që prej momentit që ishte zgjedhur ligjvënës.
Dy separatistët e tjerë katalanas, që ishin gjithashtu të zgjedhur, Puizhdemont dhe Komin ishin arratisur për në Belgjikë pas referendumit të 2017-s.
Sidoqoftë, ata nuk mund të ulen në vendet e tyre në PE pasi nuk i janë nënshtruar procesit të betimit sipas kushtetutës spanjolle; një proces të cilin Brukseli duket se po e ndjek.
Edhe pse lideri i separatistëve mbetet në burg i dënuar me 13 vjet për kryengritje, Puizhdemont dhe Komin kanë siguruar tashmë akreditimin në Parlamentin Europian.
KE ka shmangur hyrjen në thelb të çështjes dhe thotë se i takon Gjykatës Supreme të Spanjës dhe Parlamentit Europian të vendosin për implementimin e vendimit të GJND-së, duke i lënë në këtë mënyrë spanjollët pro dhe kundër separatistëve katalanas, të cilët presin që instanca më e lartë gjyqësore e Spanjës të ndajë mendjen.
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona