Bie numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës, rektorati tregon arsyet
Numri i studentëve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Kosovë, ka ardhur në rënie. Këtë vit janë regjistruar vetëm 6 mijë studentë nga afro 8 mijë që ishin vitin e shkuar. Sipas rektoratit të këtij universiteti, janë disa arsye që kanë ndikuar në këtë situatë.
“Ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në uljen e numrit të aplikimeve është edhe fakti se numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë dhe kjo është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve në UP. Ndërkohë, në disa vite akademike, Universiteti i Prishtinës ka regjistruar vetëm studentë të rregullt dhe jo studentë me korrespodencë. Gjithashtu aspekti demografik; lëvizjet e brendshme dhe të jashtme të të rinjve të Republikës së Kosovës”, thuhet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.
Por, këto argumente nuk pranohen nga ekspertët e arsimit. Sipas tyre, faji qëndron diku tjetër.
Për ekspertin Rinor Qehaja, ndikim kanë edhe shkollat profesionale, ndërsa shtoi se ulja e numrit të studentëve duhet të jetë alarm për universitetet publike.
Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se së shpejti do të hap afatin plotësues për regjistrimin e 2711 studentëve të rinj, nëse do të ketë interes nga ana e atyre që këtë vit shkollor kanë përfunduar maturën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit