Konflikti në lokalin e Prishtinës, humb jetën një person, 4 në gjendje të rëndë
Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur si pagojë e një përleshjeje me armë zjarri në qendër të Prishtinës të premten pak para mesnatës, njoftoi Policia e Kosovës.
Policia tha se gjatë incidentin janë lënduar edhe 17 persona të tjerë nga copëzat e thyerjes së gotave dhe shisheve të qelqit, pas një mosmarrëveshjeje mes disa burrave në lokalin “Bon Vivant” në orët e vona të 4 gushtit.
Mediat kosovare raportuan për një të vdekur si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri. Kjo nuk është konfirmuar ende.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe me vendim të prokurorit ndalohen nën përkujdesje të policisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku”, thuhet tutje në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë