6100 persona në 24 orë, arrihet piku i hyrjeve nga Greqia përmes Kapshticës

12 Gusht 2023 | 13:54

Numri i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës ka arritur pikun.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare, nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë kanë hyrë me shume se 6100 shtetas, duke regjistruar kështu numrin më të lartë të hyrjeve që nga fillimi i sezonit turistik.

Nga ana tjetër, gjatë këtyre orëve nga Shqipëria në drejtim të shtetit helen kanë dalë afro 3600 persona.

Për të përballuar fluksin në hyrje pala shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve duke punuar me 4 sportele gjatë 24 orëve ndërkohë në dalje punohet me 3 të tillë.

Nga ana tjetër, për të evituar radhët e gjata mësohet se autoritetet tona të kufirit kanë punuar me procedurë të përshpejtuar, gjë të cilën mësohet se e kanë bërë edhe grekët në momentet e fluksit të madh

Gjatë 24 orëve të fundit është vërejtur një fare rënie hyrje daljesh nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Në qoftë se pak ditë më parë ka pasur nga 5500-6800 hyrje, orët e fundit nga kjo pikë kufitare që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut kanë hyrë afro 4500 shtetas e kanë dalë afro 3400 persona.

Edhe gjatë ditës së sotme burime zyrtare thanë se hyrjet kanë qenë të nivelit të lartë por për asnjë moment nuk janë regjistruar radhë të gjata në Kapshticë dhe Qafë Thanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026