Makinat “fluturojnë” jashtë rruge pas përplasjes, vdes bariu që po kulloste bagëtitë

12 Gusht 2023 | 17:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavie pasditen e kësaj të shtune.

Bëhet me dije se dy automjete kanë dalë nga rruga si pasojë e përplasjes mes tyre. Në momentin që njëri prej mjeteve ka përfunduar në fushën jashtë rrugës, ka goditur një bari që ndodhej aty pranë duke kullosur bagëtitë.

Si pasojë e plagëve të marra mësohet se bariu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia bën me dije se për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, janë dërguar në spital dhe 2 pasagjerë të automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin  T. G.. Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip “Nisan’, ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin V. G., 60 vjeç i cili  ka humbur jetën. Shtetasi V.G ndodhej në anë të rrugës (bari me bagëti të imta)”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026