Sherr me bashkëfshatarin për pronën, 53-vjeçari rrëmben pushkën dhe hap zjarr

12 Gusht 2023 | 16:42

Një 53-vjeçar nga fshati Luras i Kolonjës është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka vrarë një kafshë samari në pronësi të një personi me të cilin kishte konflikte. Pas zënkës për një pronë me një 39-vjeçar, 53-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj kalit të personit që u konfliktua.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme. Sakaq policia e kolonjës bën me dije se po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e 53-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53 vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu, një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026