Vizita e Kurtit në RMV, Petkoviç: Pjesë e projektit të tij për Shqipërinë e Madhe
Vizita e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut duket se nuk është pritur mirë në Serbi.
Drejtori i zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç, i cilësoi takimet e Kurtit me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si pjesë përbërëse të planit idelogjik të tij për ndërtimin e Shqipërisë së Madhe.
“Duke e shpallur veten si mentor politik dhe ideologjik i atyre që do të destabilizonin dhe ndanin Maqedoninë e Veriut, Kurti e shtriu misionin e tij luftarak nga Kosova në territoret përreth, të cilat ai i konsideron si pjesë përbërëse të projektit të tij të çmendur të shtetndërtimit të Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Petkoviç.
Kujtojmë se reagime kundër vizitës së kryeministrit të Kurtit në Maqedoninë e Veriut pati dhe nga Ramush Haradinajt, i cili e akuzoi kryeministrin se po tenton të mashtrojë shqiptarët që banojnë në këtë shtet.
“Të dashur bashkombas shqiptarë në Maqedoni të Veriut,
Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës.
Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren.
Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, shkroi Haradinaj në facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti