Përmbytjet në Shkodër, prefektja Angoni: Në këto momente s’bëhet fjalë për dëmshpërblime
Prefektja e qarkut të Shkodrës, zonja Majlinda Angoni tha për Euronews Albania se situata e përmbytjeve në këtë qark është po njësoj, edhe pse janë përmirësuar kushtet e motit.
“Në të gjithë Qarkun Shkodër janë 3500 hektarë që është nën pushtetin e ujit. Sot nuk kemi reshje shiu, temperaturat janë ulur. Është një situatë pak optimiste, por megjithatë tokat e përmbytura janë 1900 hektarë në bashkinë e Shkodrës”, u shpreh ajo.
“Ajo që duhet theksuar është se kemi një rritje të nivelit të Bunës. Situata po monitorohet dhe çdo bashki ka bërë planin e vet të emergjencës, të cilin e paraqet tek Prefektura dhe hap pas hapi po ndiqen situatat”, shtoi ajo më tej.
E pyetur nëse do të ketë dëmshpërblim për banorët, të cilët vazhdimisht kanë bërë apel për ndihmë, Angoni theksoi se tani për tani po monitorohet evakuimi i tyre dhe i gjësë së gjallë dhe se në një hap të dytë do të rishikohet situata.
“Tani për tani po monitorohet për sa i përket situatës së njerëzve, evakuimit të tyre, situatës së gjësë së gjallë dhe po evidentohen edhe sipërfaqet e tokave që janë nën pushtetin e ujit dhe në një hap të dytë do të rishikohet situata”, tha ajo.
“Në këtë momente nuk bëhet fjalë për dëmshpërblime, jemi në skenarin që t’i vijmë në ndihmë popullsisë. Do të shikohen në një fazë tjetër. Skenari për t’u gjendur banorëve pranë për çdo nevojë që mund të kenë”, nënvizoi më tej zonja Angoni.
Në përfundim të intervistës, prefektja Angoni paralajmëroi se sot do të jetë dita më e keqe e mundshme, pasi mund të ketë prurje të sasisë së ujit nga Mali i Zi dhe nga shkrirja e borës.
Lexoni gjithashtu:
Ende s’ka tërheqje të ujit në zonat e përmbytura në Shkodër, disa akse të bllokuara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër