Digjen katër makina në Fier, dyshimet e para

13 Gusht 2023 | 08:13

Në orët e para të mëngjesit të së dielës 4 makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Apollonia” në Fier.

Tre prej tyre janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa njëra ka marrë vetëm dëmtime të pjesshme.

Për shkak të zjarrit janë rrezikuar dhe banesat aty pranë, por fatmirësisht shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë për të mbajtur nën kontroll situatën.

Policia njofton se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike që fillimisht ka shkaktuar zjarrin te një Benz e më pas është përhapur dhe në makinat e tjera.

Njoftimi:

Si pasojë  është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volksëagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026