Pas kërkimeve të pandërprera përreth 2 orë nga shërbimet e Policisë Fier, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji i trupit të pajetë të shtetasit H. S., 21 vjeç, i cili duke peshkuar në një kanal në Pojan, ra aksidentalisht dhe u mbyt në kanal.
Ngjarja ndodhi pas mesditës së të premtes në fshatin Pojan ku Hamik Senka 21 vjeç, banues në Roskovec ka qenë duke peshkuar në momentin që ra në ujërat e kanalit dhe u mbyt.
Për gjetjen e trupit të riut mbërriti edhe një gomone, që u erdhi në ndihmë ekipeve të policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- E rëndë| Po peshkonte në kanal, bie aksidentalisht dhe mbytet 21-vjeçari
- E trishtë| 19-vjeçari me origjinë shqiptare mbytet në Itali, ishte me pushime