E rëndë| Po peshkonte në kanal, bie aksidentalisht dhe mbytet 21-vjeçari

11 Gusht 2023 | 13:32

Një 21-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një kanal në fshatin Pojan të Fierit dhe dyshohet se është mbytur.

I riu ka qenë duke peshkuar në momentin që ra në ujërat e kanalit. Policia bën me dije se ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe  po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026