Festë e Lakrorit në Korçë, të huajt interes për gatimet tradicionale në Polenë

13 Gusht 2023 | 16:14

Në fshatin Polenë të Korçës është mbajtur këtë undjavë festa e Lakrorit. Banorë vendas, por edhe të huaj janë bërë bashkë për të shijuar ushqimin tradicional.

Lakrori me dy petë i pjekur në saç është një nga specialitetet më të njohura korçare. Te vish ne qytetin më të madh në juglindje të vendit dhe fshatrat turistikë të bashkisë së Korçës e ke te pamundur te mos provosh lakrorin me dy petë.

Për të ruajtur këtë traditë shumë vjeçare bashkia e Korçës prej shumë vitesh organizon në fshatin Polenë Festën e Lakrorit, edhe për të ruajtur traditën e këtij specialiteti. Antigoni Papajovani nga fshati Polenë siç thotë dhe vet ka një jetë të tërë që gatuan lakror me dy petë, aq të kërkuar nga turistët vendas e të huaj.

Ajo tregon se këtë specialitet e ka mësuar nga nena e saj dhe prej asaj kohe e deri më sot ajo vazhdon e gatuan lakror me qepë e domate, me presh e gjizë por ajo kërkon që këtë traditë ta transmetojë e tek brezat e tjerë.

Eli dhe Kristina janë vjehrrë e nuse, dhe këto nga fshati Polenë. Eli tregon se që kur nusja ka ardhur në shtëpinë e tyre ka mësuar të gatuajë lakror, madje jo në Polenë por në Greqi ku jetojnë si emigrantë.

Tradita e gatimit të Lakrorit të pjekur në saç transmetohet në çdo shtëpi polenake dhe jo vetëm te qarkut të Korçës. Anila thotë se traditën e gatimit të lakrorit do mundohet tja transmetojë dhe vajzës së saj Kristinës e cila deri tani nuk di të gatuajë.

Pjesë e festës së lakrorit me dy petë në fshatin Polene janë bërë dhe turistë vendas e të huaj. Njeri prej tyre është kolumbian, ndërkohë që një korçare të cilët kanë ardhur enkas për të shijuar këtë specialitet të kësaj zone.

Festa e Lakrorit është organizuar në qytetin e Korçës por prej disa vitesh është vendosur që festa të organizohet në fshatin Polenë, aty ku dhe tradita e këtij specialiteti është në shtëpinë e vet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026