Spahiu: Fajin nuk e ka Beleri, por Berisha që e votoi kryetar në Himarë

14 Gusht 2023 | 18:24

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Fredi Beleri nuk do të ishte arrestuar në rast se nuk do ishte kandidat i Berishës dhe Ilir Metës për kryetar bashkie në Himarë, pasi sipas tij në këtë formë ai ose nuk do ishte kandidat ose do ishte i parëndësishëm.

Spahiu tha se kjo krizë ku vijnë për të protestuar për lirimin e kryebasdhkiakut të Himarës, përfaqësues të Greqisë ka si “kokë”, Berishën dhe Metën e jo Belerin.

“Ata të cilët akuzojnë Fredi Belerin  e kanë shumë gabim, e gjithë kjo krizë nuk vjen nga Fredi Beleri atë e kemi peshqesh nga Sali Berisha dhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ai ishte një kandidat i Berishës. Pa Berishën e pa Ilir Metën, Fredi Beleri sot as nuk do ishte votuar dhe as nuk do ishte arrestuar.

Ai nuk do ishte kandidat, ose do ishte i pa rëndësishëm. Të mos merremi me bishtin. Fredi është bishti, koka është Berisha dhe Ilir Meta”,-tha Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023