Emergjenca e emigrantëve/ Mannino: Plagë e hapur për njerëzimin, Evropa ta mjekojë

14 Gusht 2023 | 17:30

“Një plagë e hapur për njerëzimin”, kështu ka deklaruar Papa Françesku lidhur me tragjeditë e fundit në Mesdhe, ku shumë emigrantë kanë humbur jetën. Gjatë lutjeve të së dielës, Papa u bëri thirrje politikanëve dhe diplomatëve ta mjekojnë këtë plagë, në shenjë solidariteti dhe vëllazërie.

Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe kryebashkiaku i ishullit të Lampeduzës, ku emigrantët vijojnë të mbërrijnë pa u ndalur. Të dielën, disa nga pasagjerët e “Oshën Viking” zbarkuan atje, pasi anija kishte përfunduar operacionin e saj duke marrë mbi 620 emigrantë nga Tunizia.

 “Ne jemi në qendër të Mesdheut dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk shohim kur njerëzit kërkojnë ndihmë. Është logjike që Lampeduza nuk mund të lihet vetëm. Na duhet një forcë evropiane, një forcë për të ndërhyrë në det”,-Filippo Mannino, kryetar i Bashkisë së Lampeduzës

Në të njëjtën kohë, EUROPOL po përpiqet të ngadalësojë rrjetet e trafiqeve, përgjegjëse për stimulimin e fluksit të emigracionit. Në Spanjë, një operacion policor u mbyll me arrestimin e 19 personave, anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte emigrantë siriane drejt Spanjës, Gjermanisë dhe Norvegjisë.

Sipas hetuesve, aksi migrator kalon përmes Afrikës, Azisë dhe Evropës, me secilin emigrant që paguan 20 mijë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026