Vaksina kundër HPV/ ISHP: Në janar të 2024 do vaksinohen edhe vajzat 14-20 vjeç
16 mijë vajza të moshës 13-vjeçare parashikohet që deri në fund të këtij viti të kenë injektuar vaksinën kundër Human Papiloma virusit, që i mbron nga kanceri i qafës së mitrës.
Ekspertët e institutit të shëndeti publik, bëjnë me dije se një pjesë e mirë e vajzave të lindura në vitet 2009-2010 e kanë marrë tashmë vaksinën ndërsa është planifikuar që nga janari i vitit të ardhshëm ajo të aplikohet edhe tek vajzat mbi 14 vjeç.
“Gjatë këtij viti u vu re një rritje e kërkesës nga vajzat më të rritura, 14, 18, 20 vjeç për t’u vaksinuar. Kemi menduar të organizojmë një fushatë vaksinimi për të gjitha vajzat mbi 14 vjeç e sipër për t’i vaksinuar nga Janari i viti 2024 e në vazhdim në mënyrë që edhe ato të kenë mundësi të vaksinohen ndaj HPV”,- tha Rovena Daja përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit ISHP
Vajzat e grupmoshës 14-20 vjeç do të identifikohen nëpërmjet një fushate të quajtur “catch-up”, procesi pritet të zgjas disa muaj.
“Këto fushata zgjasin nga 6-12 muaj për t’i kapur të gjitha vajzat e kësaj grupmoshe që duhet të vaksinohen”,-tha Rovena Daja përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit ISHP.
Sipas rekomandimeve të ekspertëve vaksina ofrohet në një dozë të vetme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë