Shpallen fituesit e projekteve të kërkimit shkencor në Shqipëri

15 Gusht 2023 | 09:37

Janë shpallur këtë të martë fituesit e projekteve të kërkimit shkencor që iu përgjigjën pozitivisht thirrjeve të MAS për aplikime për financim.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale.

“I uroj shumë suksese grupeve të talentuara e inovatore të kërkuesve shkencorë dhe i nxis ata që bashkë me studentët ta bëjnë universitetin promotor për përshpejtimin e progresit ekonomik dhe social të vendit.- shkruan Ministrja Kushi.

Këto projekte janë në dy drejtime:

-Projektet e kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet, të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë.

– Projektet e kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin, ku për herë të parë janë përzgjedhur 10 projekte fituese që promovojnë në perspektivë afatgjatë një model të ri bashkëpunimi dhe lidhje organike mes kërkuesve, pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve të bizneseve.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Sapo kemi shpallur në AKKSHI fituesit e projekteve të kërkimit shkencor që iu përgjigjën pozitivisht thirrjeve të MAS për aplikime për financim në dy drejtime kryesore:

– Projektet e kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet, të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë. Me qëllim promovimin e shkencës dhe teknologjisë në nivel kombëtar, këtë herë janë financuar 90 projekte kërkimore (2 herë më shumë se në vitin 2022), ndër të cilat rreth 20% në fushën e mjedisit, 25% në fushën e bujqësisë dhe ushqimit dhe 21% në fushën e shëndetit.

– Projektet e kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin, ku për herë të parë janë përzgjedhur 10 projekte fituese që promovojnë në perspektivë afatgjatë një model të ri bashkëpunimi dhe lidhje organike mes kërkuesve, pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve të bizneseve. Nga ky bashkëpunim, bizneset përfitojnë njohuri të vlefshme për tregun, aftësi të reja dhe ekspertizë teknike, ndërsa universitetet përfitojnë nga stabiliteti afatgjatë i financimit dhe lidhje më të ngushta me komunitetin e biznesit.

I uroj shumë suksese grupeve të talentuara e inovatore të kërkuesve shkencor dhe i nxis ata që bashkë me studentet ta bëjnë universitetin promotor për përshpejtimin e progresit ekonomik dhe social të vendit!

Linku i projekteve fituese të kërkimit dhe zhvillimit:

https://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/VENDIM-NR.-10

Linku i projekteve fituese si bashkëpunim mes universiteteve dhe biznesit:

https://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/VENDIM-NR.-11

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026