Kushi takim me kampionin Gersi Troka: Më 2 tetor fillon studimet te Sportet
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi pati një takim me Gersi Trokën, kampionin botëror të notit për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin 2023, si dhe Adi Sulën, i cili fitoi 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi në këto lojëra.
Ajo bëri me dije se Troka do të mund të realizojë ëndrrën e tij dhe të fillojë studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës. Ndërkohë, ajo pohoi gjithashtu se kampioni special do të jetë edhe deputet nderi i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025.
Postimi i Kushit:
Sot dua të ndaj me ju dy lajme shumë të mira për Gersi Trokën, kampionin botëror të notit që na bëri të gjithëve krenarë me medaljen e parë të arit për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin 2023.
Në datën 2 tetor këtë vit Gersi do të fillojë studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës, duke realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha për të cilën është përpjekur kaq shumë dhe që e meriton plotësisht.
Gjithashtu këtë vit shkollor, ai do të jetë edhe deputet i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025, duke sjellë në MAS zërin e shumë nxënësve me aftësi ndryshe.
Mbështetjen tonë do ta ketë edhe peshëngritësi Adi Sula, i cili fitoi 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi në Lojërat Olimpike Speciale, e po ashtu edhe të gjithë nxënësit apo studentët me aftësi ndryshe, sepse tashmë kemi nisur punën për përfshirjen e “Special Olympics” dhe “Paralympics” në Ligjin për Sportin.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë