Partia Socialiste redukton propozimin fillestar për votimin dhe numërimin elektronik
Në takimin e zhvilluar sot në KQZ mes komisionerit Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesve të partive politike, nuk është gjetur gjuha e përbashkët sa i përket projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Partia Socialiste ka reduktuar propozimin fillestar për votimin dhe numërimin elektronik në dy qarqe njëkohësisht.
Mësohet se përfaqësuesi i PS-së ka kërkuar që votimi dhe numërimi elektronik të realizohet vetëm në një KZAZ dhe kjo të zgjidhet nga KQZ në një prej dy qarqeve të propozuara. Burime nga mbledhja i thanë Euronews Albania se reduktimi i propozimit të përfaqësuesit të PS-së u bë për shkak se ky proces ka kosto të lartë, koha është e pamjaftueshme dhe se nuk e detyron ligji që të bëhet në dy qarqe, pasi është vetëm projekt pilot.
Propozimet e PS u bënë gjatë mbledhjes që përfaqësuesit e partive politike zhvilluan me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirajn Celibashi pa praninë e mediave.
Ndërkohë, po të njëjtat burime i thanë Euronews Albania se PS propozon që votimi i emigrantëve të bëhet me postë.
Sakaq nga përfaqësuesi i PD në këtë mbledhje nuk është bërë asnjë propozim i ri sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, por i qëndron propozimit fillestar për dy qarqe, Korçën dhe Fierin.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta