Braktisi BMW-në dhe u largua, kush është personi që qëlloi me armë në Sarandë
Personi që shkaktoi të shtënat me armë në Sarandë dyshohet te jete Klaudio Qendro, 23 vjeç banues në Delvinë, i arrestuar në nëntor 2021 për “Vjedhje me dhunë” të një dyqani.
Qendro, i cili po drejtonte mjetin BMW Seria 5, me targa AB905BC, ka qenë duke luajtur me një armë që mbante me vete.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e 4 të qytetit. Në vendngjarje ka mbërritur policia shkencore, ku ka rrethuar një mjet tip BMW Seria 5, e cila është braktisur në mes të rrugës.
Sipas policisë i riu ka bërë qitje të pavullnetshme dhe nga frika ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap nëpër lagjet e qytetit.
Ai është arrestuar pak më vonë nga uniformat blu, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta