Detaje nga vrasja në Bulqizë: U zunë në lokal, autori i shkoi me 2 makina në shtëpi

15 Gusht 2023 | 12:04

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 26-vjeçarit Dritan Manjani në fshatin Shupenzë të Bulqizës. 26-vjeçari u qëllua me kaçavidë para shtëpisë së tij nga 30-vjeçari Dorjan Dema me të cilin pati një konflikt mbrëmjen e së hënës në një lokal.

Autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal, por në tavolina të ndryshme. Autori ishte në tavolinë me disa persona të tjerë ku po konsumonte alkool.

Ndërkohë, 26-vjeçari ishte i vetëm dhe po konsumonte kafe dhe në një moment pati një zënkë mes dy të rinjve, por që u duk se u mbyll aty.

Më vonë viktima shkoi në banesë për të konsumuar darkë me familjen. Në momentin që ai po hante darkën, dy makina të cilat i binin borive shkuan përpara banesës së  tij.

I riu doli jashtë për të parë kush ishte dhe u ndesh me 30-vjeçarin me të cilin u konfliktua në lokal.

Dorjan Dema e qëlloi me kaçavidë përpara banesës dhe u largua për t’u kapur pak më vonë nga policia.

Sakaq 26-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026