Zbulohet linja “spiune” e internetit tek Operacionalja, kallëzohet shefi i sektorit

15 Gusht 2023 | 15:52

Agjencia e mbikëqyrjes policore zbulon një lidhje të padeklaruar interneti në forcën e posaçme operacionale. Dyshime për shpërdorim detyre në goditën ku mblidhen e përpunohen informacione sekrete.

Gjatë kontrollit fizik të objekteve te strukturave të posaçme Agjencia e Mbikëqyrjes policore, ka gjetur një linjë interneti funksionale të padeklaruar në godinën qendroreforcës operacionale.

Për këtë, në fillim të korrikut është depozituar në prokurorinë e Tiranës një kallëzim për shpërdorim detyre mbi dyshimet për abuzimin e një shefi sektori në nivelin e mesëm drejtues.

Linja e internetit dyshohet se ka qenë e instaluar në godinën qendrore të forcave operacionale prej me shumë se 1 viti ndërsa do të jetë prokuroria e kryeqytetit ajo që do të vijojë hetimet me qëllim zbulimin e arsyes së vendosjes së saj.

Hetimet pritet të zbulojnë nëse nga kjo linjë interneti e pautorizuar janë përfituar të dhëna sekrete apo sensitive pasi forcat operacionale janë ato që administrojnë vëzhgime e përgjime në kuadër të procedimeve penale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026