Bonus dhe rritje për pensionet në shtator, do indeksohen ndryshimet e çmimeve

15 Gusht 2023 | 15:09

Pensionistët do të përfitojnë shpërblim me vlerë 5000 lekë në muajin shtator. Përveç tij, qeveria pritet të rrisë pensionet sipas nivelit të inflacionit në vend.

Pensionet në muajin shtator do të pësojnë ndryshimin e radhës, që do të llogarititet me rritjen e çmimeve të këtij viti.

Pra, ato do të indeksohen dhe nësë shohim inflacionin, ai rezulton në 7 muajt e parë të vitit në një nivel mesatar 5.2%.

Por, do të jetë qeveria ajo që do të caktojë masën e përgjithshme të rritjes së përfitimit.

Vitin e kaluar, me dy vendime të marra në muajt prill dhe tetor, pensionet u indeksuan 9.5%.

Por, në muajin shtator do të ketë edhe një shpërblim në vlerën e 5000 lekëve për çdo të moshuar mbi 65 vjeç.

Ky bonus është premtuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në një takim të saj me banorë të Peshkopisë në muajin prill 2023.

Bonusi do të merret nga paratë e prodhuesve të energjisë elektrike, të cilët rritën ndjeshëm të ardhurat dhe fitimet e tyre vitin e kaluar për shkak të shitjes së energjisë me çmim të lartë.

Dhe pikërisht, taksa që ata kanë derdhur në buxhet do të shkojë në xhepat e pensionistëve për herë të dytë brenda këtij viti.

Shqipëria numëron rreth 685 mijë njerëz që përfitojnë pensione pleqërie ose pensione të tjera.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026