Pse erdhi Meloni në Vlorë? Gazetari nga Italia zbardh arsyen e vizitës

15 Gusht 2023 | 19:04

Analisti Gjergj Kajana ishte i ftuar këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth vizitës së kryeministres italiane Georgia Meloni në Shqipëri.

Kryeministrja e Italisë, e cila arriti ditën e djeshme në portin e Vlorës, zgjodhi ta bëj këtë udhëtim me traget. Kajana tha se në lidhje me këtë ka pasur disa “batuta”, por ajo që është kryesore dhe mendohet të ketë qenë edhe arsye e kësaj vizite, është infrastruktura mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Ky është një vit që shënon një nevojë diskutimi për infrstrukturën turistike mes Shqipërisë dhe Italisë. Natyrisht vizita e kryeministres italiane Meloni është një vizitë që përveç informalitetit ka një rëndësi të madhe politike, pasi është e kuptueshme se Italia për Shqipërinë është një nga partnerët strategjik kryesor.

Italia me strategjitë e veta politike ka gjithmonë depërtimin në zonat e Ballkanit perëndimor dhe të Afrikës së Veriut dhe natyrisht që Shqipëria është në kreu në këtë drejtim. Sivjet është viti i turistëve”,-tha Analisti Gjergj Kajana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023