Publikohet lista me 1000 universitetet më të mira në botë

15 Gusht 2023 | 17:43

Çdo vit në 15 gusht, në prag të mbarimit të verës, publikohet klasifikimi i universiteteve më të mira në botë.

Lista e redaktuar nga Shangait Consultancy Ranking, organizata e angazhuar me vlerësimin e përvitshëm të universiteteve në botë, përfshinë 1000 institute akademike më të mira në mbarë botën.

Por çfarë e bën një universitet më të mirë nga të gjithë? Sipas ekspertëve të institutit kinez, atë çfarë e cilëson nga të tjerët, janë çmimet Nobel si dhe çmimin Fields në shkencat matematikore të fituara nga studentët dhe akademikët e universiteteve përkatëse. Gjithashtu publikimet dhe artikujt shkencorë të cilat japin vlerë të shtuar në shpikje dhe novacion, janë kritere të rëndësishme që dallohen në përcaktimin e vlerësimit të instituteve.

I para në listën e publikuar për vitin 2023 është Universiteti amerikan i Harvardid. Universiteti mbi 300 vjeçar, tashmë numëron 75 çmime prestigjoze ‘Nobel’. Emri më i lakmuar në mbarë botën, nga Harvard kanë dalë personazhe të shquara të historisë amerikane dhe botërore, si Bill Gates, Mark Zuckenberg, Barack Obama e shumë të tjerë.

I dyti në liste prap mban flamurin e Shteteve të Bashkuara. Standford University në Kaliforni, në listën e studentave përfshihen presidenti amerikan John F. Kennedy, biznesmeni vizionar dhe ecentrik Elon Musk, shkrimtari John Steinbeck, ylli ndërkombëtar I golfit Tiger Ëoods, por lista vazhdon ende.

E ndërsa në 10 pozicionet e para kryesojnë flamujt amerikan, me përjashtim të pozicionit të katërt ku ndodhet Universiteti I Cambridge dhe Oxfordit në të 7-të me flamurin britanik, ai europian shfaqet në pozicion të 16-të atë të Francës, ku universiteti më I mire cilësohet ai I Paris Saclay.

Në listë Italia vjen si shteti europian me më shumë universitete të përfshira në vlerësim. Flamuri tri-ngjyrësh kryeson në pozicion të 100të me Universitetin e La Sapienza. Në listë janë përfshirë Universitetet nga mbarë shteti Italian, nga ekstremi I veriut me Universitetin në tri gjuhë I Bolzanos në pozicionin e 800të, e deri në Kalabri me Universititetin e Calabrias.

Universiteti i São Paulo-s jo vetëm që është më i vlerësuari në Amerikën Latine, por është gjithashtu i vetmi që shfaqet në rangun e pozicioneve 101 deri në 150 të universiteteve më të mira në botë, ashtu si vitin e kaluar.

Ndërsa universiteti aziatik më i pozicionuar është Tsinghua i Pekinit, i cili është në vendin e 22-të. Universiteti i Afrikës së Jugut i Cape Town, i vendosur në rangun 201-300, është më i miri në Afrikë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026