Vaji i ullirit kërkohet jashtë, Shqipëria zgjeron eksportin dhe fitimet

15 Gusht 2023 | 15:32

Vaji i ullirit i prodhuar në vendin tonë është blerë në sasi rekord nga shtetet e huaj. Të dhënat tregojnë se eksportet janë rritur me 52 herë në raport me vitin e kaluar.

Shqipëria pati mbiprodhim të vajit të ullirit, vitin e kaluar dhe kërkesat për blerje u rritën nga vende si Spanja e Italia, të cilat nuk kishin një rendiment të ngjashëm.

Tregu i shitjes së tij jashtë vendit rezulton të jetë rritur përtej pritshmërive, me 4100 tonë, nga 80 tonë që ka qenë mesatarja e eksportimit ndër vite.

Edhe të ardhurat e fitimet kanë qenë pozitive, pasi vaji i ullirit u mblodh nga pikat e grumbullimit me çmim deri në 400 lekë për litër, dhe ditët e fundit, çmimi ka arritur 500 për litër, për shkak të kërkesës së lartë që vijon të jetë jashtë.

Të dhënat e drejtorisë së Zhvillimit Rural për vitin 2022 flasin për prodhim të 150 mijë tonë ullinj, ose 40% më shumë se në 2021.

Në total vaji i prodhuar arriti deri në 30 mijë ton. Fermerët thonë se këtë vit, prodhimi do të reduktohet, për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike.

Ministria e Bujqësisë parashikon që për vitin 2023 të prodhohen 140 mijë ton ullinj, ose 10 mijë tonë më pak se vjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026