Trump ndryshon mendim, u thotë udhëheqësve të NATO-s se dëshiron ta mbajë SHBA-në në aleancë
Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të mërkurë nga Ankaraja u tha aleatëve të NATO-s se do që t’a mbajë SHBA-në në aleancë. Kjo deklaratë e tij erdhi në një takim të liderëve në Ankara të mërkurën, tha një burim i njohur me bisedimet për Reuters.
Brenda takimit të mbyllur të samitit, ai tha gjithashtu se SHBA-të ishin të përgatitura të vazhdonin shitjen e armëve te aleatët, pavarësisht se si do të përdoreshin ato, tha burimi duke kërkuar anonimitet.
Burimi citoi Trumpin t’u ketë thënë udhëheqësve të NATO-s: “Ne duam të qëndrojmë me ju”.
Trump nuk i përsëriti kritikat e tij ndaj aleatit të NATO-s, Spanjës, as njoftimin e tij për përfundimin e një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi me Iranin gjatë takimit, tha burimi. As nuk e përmendi çështjen e Groenlandës, e cila ka shkaktuar fërkime brenda bllokut, shtoi burimi.
Udhëheqësi amerikan më parë kishte urdhëruar ndërprerjen e tregtisë me Spanjën për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes dhe luftës në Iran.
Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 15:45 Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
- 15:08 Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 15:02 Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 14:50 8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE