Zyrtarizohen Sanches e Paredes, Donnarumma pranë rikthimit në Itali

15 Gusht 2023 | 16:35

Roma ka transferuar dy lojtarë të tjerë në këtë merkato verore, ndërsa bëhet fjalë për mesfushorët .

Dyshja në fjalë ishin një dëshirë e teknikut portugez Mourinho, ndërsa më pas skuadra nisa tratativat për sigurimin e shërbimeve të tyre, ndërsa u arrit dakordësia me PSG. Paredes ka nënshkruar për 3 sezone në Romë, ndërsa portugezi është afruar në formë huazimi.

Merkatoja tek klubi parizien vijon ende, me portierin Donnarumma i cili është shumë pranë rikthimit në Serinë A. Është Juventusi skuadra e cila ka nisur punën për të bindur gardianin Italian, ndërsa një ofertë e mirë do të bënte që 24-vjecari të largohej nga kryeqyteti francez. Aktualisht vlera e tij sipas transfermarkt përllogaritet afro 45 mln euro.

Bardhezinjtë, krahas portës do të synojnë të përforcojnë një tjetër repart që po shfaq problem dhe ai është sulmi. Mediat italiane bëjnë me dije se Berardi pritet t’i bashkohet torinezëve në ditët në vijim, ndërsa skuadrat janë pranë arritjes së akordit me njëra-tjetrën. 29-vjeçari preferohet nga drejtori Guintoli, i cili është dakordësuar dhe me trajnerin Allegri. Sassuolo kërkon 20 mln euro për mëngjarashin.

Futbollistët italianë janë në qendër të merkatos, ndërsa zëra ka dhe për një kalim të Zaniolos në Angli tek skuadra West Ham. Dakordësia mes dy klubeve është arritur, me Galatasarayn që do të përfitojë 27 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026