Seminari i gjuhës shqipe, më shumë se 100 studentë nga e gjithë bota marrin mësime
Në Kosovë po mbahet këto ditë seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe kulturën shqipe. Studiuesit ngrenë shqetësimin se institucionet në Kosovë dhe në Shqipëri nuk po bëjnë sa duhet për të ruajtur gjuhën.
Në Prishtinë po mbahet edicioni i 41 i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Më shumë se 100 studiues e studentë nga e gjithë bota kanë ardhur në Prishtinë për të marrë mësime rreth shqipes.
Temat kryesore të këtij edicioni janë “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”.
Sipas organizatorëve të këtij seminari, kjo ngjarje ka ndikim të madh dhe shtrihet në disa fusha.
“Seminari mundëson shkëmbime kulturore në vende dhe kuktura të tjera, mundëson përfaqësim kulturore të alabanologjisë në botë. Ndikimi i dytë është arsimor dhe studimor, pjesa më e madhe e departamenteve të shqipes dhe ballkanistikës në botë, drejtohen dhe udhëhiqen nga studentë të dikurshëm të këtij seminari. Ndikimi i tretë është ai integrues, krijimi i kontakteve me institucuione dhe individ”,-tha Dek. Bardh Rugova, drejtor i seminarit
Fjalë të mira për seminarin pati edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.
“Ky seminar konsiderohet një dritare e hapur e lidhjes së albanologjisë me botën e jashtme. është ura e krijimit të miqësive dhe marrëveshjeve të reja”,-tha Dek. Qerim Qerimi, rektor i UP “Hasan Prishtina”.
Në hapje të kësaj ngjarje të rëndësishme për gjuhën e kulturën shqipe foli edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
“Kjo gjuhë po përballet me kërcënimin e zhdukjes, pasi për shkaka të modernitettit dhe lidhjeve globale, shpesh mbetet në hije”,-tha Dek. Nicholas Abbott, ambasador i Mbreterise se Bashkuar ne Kosove
Në hapjen e seminarit, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues te qeverise, pati kritika ndaj institucioneve se nuk po bejne sa duhet per ruajtjen e gjuhes shqipe.
Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ngjarjet si ky seminar jane menyra me e mire per ruajtjen e shqipes.
“Impakti i seminarit bëhet më i qartë kur shikojmë pjesëmarrësit dhe ligjëruesit që marrin pjesë nga viti në vit në këtë seminar duke u bashkuar të gjithë ata që kontruibuojnë jo vetëm në trevat shqiptare dhe ato të banuara nga shqiptarë, por edhe akademikë e studiues nga vende të ndryshme të botës”,-tha Dek. Arberie Nagavci, ministre e arsimit
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 nga Fakulteti i Filologjise ne Universitetin e Prishtinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë