Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, sa shqiptarë e humbën patentën në 1 vit

16 Gusht 2023 | 13:13

Shkelja e disa rregullave të qarkullimit rrugorë pasohet me heqjen e pikëve nga patenta, duke bërë që shoferët ta humbasin atë plotësisht pasi janë ndëshkuar disa herë.

Përgjatë një viti në të gjithë vendin 578 drejtues mjetesh iu është hequr e drejtimit të mjetit, pasi kanë humbur 20 pikët që mban patenta në momentin që merret.

Të gjithë këta persona që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë veten e tyre por dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë.

Vetëm 71 persona nga 578 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Gusht 2023. Ata të cilët nuk e kalojnë testimin rikthehen pambarimisht, sërish në Autoshkollë.

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 23 regjistrime, u paraqitën vetëm 11 kandidatë ku vetëm 2 prej tyre rezultuan fitues.

Janë bërë 578 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.2% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026