FOTO/Ndërhyri për të ndaluar sherrin, kolegët dhurojnë gjak për efektivin e plagosur

16 Gusht 2023 | 12:51

Efektivi i policisë, Redin Çaushaj ndërhyri mbrëmjen e së mërkurës në një sherr mes disa personave në vendin e njohur si kthesa e Pilurit në Himarë, ndërsa ishte jashtë orarit të shërbimit.

Fatkeqësisht ai u plagos me thikë nga një 60-vjeçar, pjesë e konfliktit i quajtur ​ Theodhori Mërkuri.

Euronews Albania ka siguruar pamjet nga momenti kur 25-vjeçari ka mbërritur me urgjencë në spital. Kolegët e tij kanë mbërritur gjithashtu për të dhuruar gjak.

Çaushaj është në reanimacionin e Spitalit në Vlorë në gjendje të rëndë për jetën.

Mërkuri u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportua në komisariat, ku i duhet të përballet me veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026