“28 kg kanabis u sekuestrua”, policia deklaratë për velierën e djegur në Adriatik
16 Gusht 2023 |
11:43
Policia ka dhënë një deklaratë zyrtare për velierën që u gjet e djegur në detin Adriatik e cila vinte nga Mali i Zi.
Operacioni ndërkombëtar anti-drogë i zhvilluar nga policia shqiptare dhe SPAK në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve shqiptarë e të huaj.
28 kilogramë kanabis në afërsi të vendit ku u dogj veliera janë sekuestruar. U sekuestruan gjithashtu 2 armë zjarri dhe 200 fishekë luftarak, një makinë tip “Audi”, 4 aparatë për ruajtjen e pamjeve filmike, 45 mijë euro, 2 milionë e 500 mijë lekë, 500 paund, 50 franga, 2 mijë lira dhe 25 celularë.
Gjatë deklaratës për shtyp policia bëri me dije se vijon puna deri në dokumentimin e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë