Prezantohet gastronomia e Durrësit në ‘Tavernën e Adriatikut’
Gatimet tipike të qytetit të Durrësit janë prezantuar në panairin “Taverna e Adriatikut’. Bizneset turistike kanë pasur mundësi të prezantojnë te turistët disa nga produktet më të veçanta.
Gjatë fundjavës Durrësi u kthye vite pas, në kohën kur poetët antikë e quanin “Taverna e Adriatikut.”
Nën këtë emër u zhvillua për herë të parë panairi dy-ditor, që mblodhi 30 sipërmarrje të ndryshme për të prezantuar potencialet gastronomike të fshatrave turistike të qytetit bregdetar.
Që nga vera, peshku e deri tek punimet e punuara me dorë nga artizanet, kjo ishte një mundësi e mirë për çdo biznes, të madh e të vogël.
Prandaj ata apelojnë për më shumë organizime të tilla.
“Panaire të tilla të ndihmojnë për të pasur më shumë klientë.”
“Mendoj se Durrësi duhet të ketë më tepër panaire, se ka shumë pak, për të mos thënë aspak.”
“Duhet të ketë, sepse artizanë ka shumë dhe pse jo mos t’i shesin e të njihen në treg.”
“Patjetër që na ndihmojnë dhe të paktën në Durrës duhet të bëhen më shpesh këto panaire, se nuk bëhen aq shpesh.”- shprehen ata.
Ndonëse në një atmosferë festive, jo fort të kënaqur u dukën vizitorët.
“Duhet të bëhet pak më cilësor. Mungojnë shumë gjëra.”
“Mund të ishte edhe më mirë.”
“Shumëllojshmëria, pak e vakët duket.”-thonë ata.
Panairi synon të kthehet në një traditë të përvitshme çdo sezon veror, ku qyteti bregdetar vizitohet në masë nga turistë nga trevat shqipfolëse.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë