Çfarë përmban padia e katërt ndaj Donald Trump, pse është më kërcënuesja
Padia e katërt është padyshim edhe më kërcënuesja për Donald Trump. Drejtësia e Xhorxhias po e procedon atë dhe 18 persona të tjerë për përpjekje për të përmbysur rezultatet zgjedhore në këtë shtet të rëndësishëm, me dënimet që variojnë nga 5 deri në 20 vjet burg.
Ishte prokurorja e distriktit të kontesë Fullton, Fani Willis që nisi hetimin. Ajo ka vendosur të ngrejë akuzat për “zhvatje” dhe “komplot”, që zakonisht aplikohen kundër krimit të organizuar.
“Çdo individ i përfshirë në padi akuzohet për shkeljen e aktit kundër organizatave të influencuara dhe të korruptuara, përmes pjesëmarrjes në një sipërmarrje kriminale në kontenë Fullton të Xhorxhias dhe kudo tjetër, për të përmbushur qëllimin e paligjshëm për të lejuar Donald Trump të zaptonte mandatin presidencial që fillonte më 20 janar 2021”, deklaroi prokurorja Fani Willis.
Hetimi u nxit nga një telefonatë e regjistruar në janar të 2021-shit, ku Trump i kërkonte një zyrtari të vjetër lokal të gjente rreth 12 mijë vota që i duheshin për të fituar në këtë shtet.
“Gjuetia e shtrigave vazhdon!”, reagoi Trump në një mesazh të postuar në rrjetin e tij social “Truth Social”. “Kjo më duket e sajuar”, tha ai.
Prokurorja u ka dhënë të pandehurve kohë deri më 25 gusht që të dorëzohen vullnetarisht në sistemin e drejtësisë së Xhorxhias.
Çështja këtë herë nuk është federale, por shtetërore, që do të thotë se ka rëndësi të theksuar. Nëse Trump do të dënohej në Atlanta, ai nuk do të kishte kënaqësinë t’ia falte vetes nëse rizgjidhej president i Shteteve të Bashkuara.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve