Trump sulmon drejtësinë: Procesi ndaj meje i bazuar në dokrra
Donald Trump ka vazhduar me fushatën e tij elektorale dhe me sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.
“Ndodhem në një proces të bazuar në dokrra”, tha ai në mitingun e parë masiv që nga ngritja e padisë për përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor të 2020-s.
Sinkron Donald Trump, ish-president i Shteteve të Bashkuara:
“Bëhet fjalë për ndërhyrje në zgjedhje, por kjo nuk mjafton. Presidenti ynë i kërrusur tani do që ky prokuror rugaç të depozitojë një urdhër gjykate për të më hequr të drejtat e mia nga Amendamenti i Parë, në mënyrë që të mos flas dot. Ndaj le të na dëgjojnë: ne nuk duam të na flisni për këtë çëshje, që është një çështje qesharake”.
Trump, i cili përballet gjithashtu me akuza në Florida dhe Nju Jork, po bëhet gati për një padi të katërt në Xhorxhia, për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2020-s në këtë shtet. Padia këtë herë pritet të ngrihet brenda këtij muaji.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë