Gjyqi ndaj Trump, ish-Presidenti: Nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë

6 Gusht 2023 | 14:30

Ish-presidenti Donald Trump mund të inditimidojë dëshmitarët duke zbuluar informacionin e klasifikuar që ka marrë nga qeveria, sipas një deklaratë të prokurorëve. Në një postim në  rrjetin e tij social “Truth Social” ai tha se nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë të qetë.

Tri ditë më parë ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se kishte orkestruar një komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

Në daljen e tij në gjykatën federale në Uashington, zyra e Prokurorit Special Jack Smith tha se ish-presidenti mund të zbulonte publikisht materiale të klasifikuara, të tilla si transkriptet e jurisë së madhe, që ai ka marrë nga prokurorët.

Si pjesë e procesit, prokurorëve u kërkohet t’u japin të pandehurve provat kundër tyre në mënyrë që ata të përgatiten për mbrojtjen e tyre.

Prokurorët theksuan se ishte veçanërisht e rëndësishme të kufizohej publikimi i këtij materiali, duke pasur parasysh deklaratat e Trump në mediat sociale.

Nëse zoti Trump rizgjidhet si president, ai mund t’i hedhë poshtë akuzat dhe ka thënë se ka në plan ta “reformojë plotësisht Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në”, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga zoti Trump për t’i dhënë më shumë pushtet presidencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026