78 vjet nga “Hiroshima”, Guterres: Hija bërthamore është shfaqur edhe një herë

6 Gusht 2023 | 11:48

Në Hiroshima u shënua sot 78-vjetori i bombardimeve bërthamore amerikane. Në orën 08:15 të mëngjesit u mbajt një minutë heshtje, pikërisht në momentin kur bombarduesi amerikan “Enola Gay” hodhi bombën atomike dhe e shpërtheu mbi qytet më 6 gusht 1945, duke vrarë rreth 140 mijë njerëz.

Në Deklaratën vjetore të Paqes, e cila u lexua në një ceremoni në Parkun Përkujtimor të Paqes, kryebashkiaku i Hiroshimës Kazumi Matsui përshëndeti vizitën historike të liderëve të G-7 në Parkun dhe Muzeun Përkujtimor të Bombës Atomike si provë se “shpirti” i Hiroshimës kishte arritur tek ata.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres u lexua në ceremoninë përkujtimore në Hiroshima nga Izumi Nakamitsu, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së dhe Përfaqësues i Lartë për Çështjet e Çarmatimit.

Në mesazhin e tij, Guterres paralajmëron se hija bërthamore është shfaqur sërish mbi botën si gjatë Luftës së Ftohtë, por përballë këtyre kërcënimeve, komuniteti global duhet të veprojë si një, sepse çdo përdorim i armëve bërthamore është i papranueshëm.

“E vetmja mënyrë për të eliminuar rrezikun bërthamor është eliminimi i armëve bërthamore, të cilat mbeten prioriteti më i lartë i Kombeve të Bashkuara për çarmatimin. Jo më (tragjedi si) Hiroshima dhe Nagasaki. Çarmatimi nuk është një ëndërr utopike, por e vetmja rrugë për një botë më të sigurt për të gjithë”, thuhet në mesazhin e Guterres.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026