Prokurori Smith i kërkon Twitter dorëzimin e të dhënave të llogarisë së Donald Trump

10 Gusht 2023 | 13:45

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, siguroi një urdhër sekret janarin e kaluar për të kontrolluar informacionet nga llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter, këtë e  tregojnë dokumentet e dorëzuara në gjykatë të mërkurën.

Një gjykatëse e gjobiti kompaninë e mediave sociale me 350 mijë dollarë për mosrespektim të shpejtë të urdhërit për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit Trump.

Zoti Trump kaloi pothuajse të gjithë mandatin e tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, duke postuar mijëra komente në Twitter, megjithëse nuk është e qartë saktësisht se çfarë informacioni po kërkonte prokurori Smith me urdhrin për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit.

Komentet në Twitter janë tashmë publike dhe zoti Trump shpesh e përdor platformën e mediave sociale për të fyer kundërshtarët e tij politikë dhe të tjerët me të cilët nuk është dakord. Ai gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të tij për tubime politike, si ai pranë Shtëpisë së Bardhë më 6 janar 2021, pak përpara sulmit në Kapitol, të organizuar nga mbështetësit e tij, të cilët u përpoqën të bllokonin ligjvënësit që të certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në dhjetor, përpara tubimit atë ditë, zoti Trump kishte përdorur Twitter-in për t’i nxitur mbështetësit që të shkonin në Uashington, duke thënë se 6 janari “do të jetë i egër”.

Prokurori Smith tashmë ka paditur dy herë ish-presidentin Trump. Javën e kaluar në Uashington, ndaj ish-presidentit u ngrit aktakuza për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Më herët në Florida, ai u akuzua për mbajtje në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe për komplot për të mos i dorëzuar ato tek hetuesit federalë.

Ish-preisdenti Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe i ka cilësuar të motivuara politikisht paditë e prokurorit të posaçëm. Ai kryeson me një epërsi të madhe sondazhet kombëtare të republikanëve në përpjekjet për t’u bërë kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Marrja e të dhënave nga Twitter, që tani quhet X, mund të ketë qenë një përpjekje për të siguruar variantet e papublikuara të mesazheve në llogarinë e zotit Trump.

Twitter fillimisht i rezistoi urdhërit për dorëzimin e të dhënave në janar të këtij viti, një veprim që rezultoi në gjobitjen e kompanisë me 350 mijë dollarë për mosrespektim të urdhërit të gjykatës në kohë.

Një gjykatë federale e apelit në Uashington e la në fuqi gjobën muajin e kaluar dhe të mërkurën publikoi vendimin e saj për këtë çështje.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, siguroi një urdhër sekret janarin e kaluar për të kontrolluar informacionet nga llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter, këtë e  tregojnë dokumentet e dorëzuara në gjykatë të mërkurën. Një gjykatëse e gjobiti kompaninë e mediave sociale me 350 mijë dollarë për mosrespektim të shpejtë të urdhërit për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit Trump.

Zoti Trump kaloi pothuajse të gjithë mandatin e tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, duke postuar mijëra komente në Twitter, megjithëse nuk është e qartë saktësisht se çfarë informacioni po kërkonte prokurori Smith me urdhrin për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit.

Komentet në Twitter janë tashmë publike dhe zoti Trump shpesh e përdor platformën e mediave sociale për të fyer kundërshtarët e tij politikë dhe të tjerët me të cilët nuk është dakord. Ai gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të tij për tubime politike, si ai pranë Shtëpisë së Bardhë më 6 janar 2021, pak përpara sulmit në Kapitol, të organizuar nga mbështetësit e tij, të cilët u përpoqën të bllokonin ligjvënësit që të certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në dhjetor, përpara tubimit atë ditë, zoti Trump kishte përdorur Twitter-in për t’i nxitur mbështetësit që të shkonin në Uashington, duke thënë se 6 janari “do të jetë i egër”.


Prokurori Smith tashmë ka paditur dy herë ish-presidentin Trump. Javën e kaluar në Uashington, ndaj ish-presidentit u ngrit aktakuza për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Më herët në Florida, ai u akuzua për mbajtje në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe për komplot për të mos i dorëzuar ato tek hetuesit federalë.

Ish-presidenti Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe i ka cilësuar të motivuara politikisht paditë e prokurorit të posaçëm. Ai kryeson me një epërsi të madhe sondazhet kombëtare të republikanëve në përpjekjet për t’u bërë kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Marrja e të dhënave nga Twitter, që tani quhet X, mund të ketë qenë një përpjekje për të siguruar variantet e papublikuara të mesazheve në llogarinë e zotit Trump.

Twitter fillimisht i rezistoi urdhërit për dorëzimin e të dhënave në janar të këtij viti, një veprim që rezultoi në gjobitjen e kompanisë me 350 mijë dollarë për mosrespektim të urdhërit të gjykatës në kohë.

Një gjykatë federale e apelit në Uashington e la në fuqi gjobën muajin e kaluar dhe të mërkurën publikoi vendimin e saj për këtë çështje.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026