Emigrantët protestë për njohjen e pensioneve/ Ambasadori Buçi: Zgjidhet në pak muaj

10 Gusht 2023 | 13:21

Duke kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë për njohjen e pensioneve dhe kontributeve që kanë derdhur në Itali, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në shtetin fqinj kanë zhvilluar këtë të enjte një protestë para ambasadës italiane në Tiranë.

Qytetarët shprehen se kontributet shoqërore që kanë dhënë në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që është e turpshme, pasi sipas tyre vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e kanë të pamundur të përballojnë  jetesën.

Sakaq, përpara ambasadës për të biseduar me protestuesit doli vetë ambasadori Italian Fabricio Buçi, i cili u shpreh optimist për zgjidhjen e situatës dhe se nga ana e palës italiane po punohet që të përshpejtohen të gjitha procedurat.

 “Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim”,-tha ambasador i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci.

Shqipëria ka marrëveshje për pensionet me disa vende, por ende jo me Italinë. Me një marrëveshje të tillë do të bëhej e mundur që qytetarët të cilët jetojnë dhe punojnë në një vend tjetër, këto kontribute mblidhen duke bërë të mundur që të marrin pension në të dyja vendet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026