Shkencëtarët emërtojnë speciet e reja të gjarpërinjve sipas Harrison Ford

16 Gusht 2023 | 14:55

Personazhi legjendar i Indiana Jones i Harrison Ford mund të ketë urryer gjarpërinjtë , por aktori tani ka një zvarranik në emër të tij.

Studiuesit nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Peruja kanë zbuluar një specie të re gjarpri në malet e Andeve të Perusë dhe e kanë emëruar sipas legjendës veterane të ekranit, Harrison Ford.

I vetmi ekzemplar, një mashkull, u zbulua duke bërë banja dielli në vitin 2022 në Parkun Kombëtar Otishi të Perusë. Është një gjarpër i hollë, me përmasa modeste 40.6 cm  dhe nuk është i dëmshëm për njerëzit.

Shoqata Gjermane për Herpetologjinë dhe Herpetokulturën (DGHT) njoftoi emërtimin e Tachymenoides harrisonfordi për të njohur mbrojtjen mjedisore të aktorit të Hollivudit.

“Këta shkencëtarë vazhdojnë të emërojnë krijesat pas meje, por janë gjithmonë ato që i tmerrojnë fëmijët”, tha Ford me shaka në një deklaratë.

Aktori 81-vjeçar falenderoi studiuesit për këtë nder të kohëve të fundit: “Me gjithë seriozitetin, ky zbulim është përulës. Është një kujtesë se ka ende shumë për të mësuar rreth botës sonë të egër – dhe se njerëzit janë një pjesë e vogël e një biosferë jashtëzakonisht e madhe.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026