Zgjedhjet në Kukës/ PD: Të punojmë për një kandidat të gjithëpranuar
1 shtatori do të jetë afati i fundit i partive politike për tu regjistruar si subjekte zgjedhore në garën e 24 shtatorit për bashkinë e Kukësit, ndërsa data 6 e fundit për regjistrimin e koalicioneve. Ky është projektvendimi i fundit i miratuar këtë të mërkurë nga komisioni qendror i zgjedhjeve.
Ndërsa kandidatët e këtyre subjekteve zgjedhore duhet të dorëzojnë kandidaturën jo më vonë se data 8 shtator.
Sipas afateve të miratuara nga KQZ, fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më datë 11 shtator, për të vazhduar deri më datë 23, një ditë para se qytetarët ti drejtohen kutive të votimit.
Por situata jo e qetë në partinë demokratike ka nisur të reflektohet sërish.
Dega e PD-së zyrtare në Kukës, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë thirrje që të punohet mes fraksioneve të kësaj force politike për të garuar me një kandidaturë të pranuar, edhe pse deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga grupi i rithemelimit.
Ky I fundit i drejtuar nga Sali Berisha ka deklaruar se do të dalë sërish me një kandidat për këto zgjedhje, por pa konfirmuar nëse njësoj si më 14 maj do t’i besojnë sërish Admir Sinamatit të zgjedhur nga primaret. Ndërsa Ilir Meta, aleati i Sali Berishës në këto zgjedhje duket se nuk do të ketë pretendime për Kukësin. Gjatë një konference për shtyp deklaroi se do të mbështesë cilën do kandidaturë që do të propozojë grupi i rithemelimit.
Partia Socialiste duket se është një hap para me kandidatin, duke I besuar në garë Albert Halilaj prefektit aktual të Kukësit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta