Arratisja në Korenë e Veriut/ Ushtari amerikan u largua nga keqtrajtimi dhe racizmi
Korea e Veriut ka deklaruar se ushtari amerikan Travis King kaloi në territorin e saj muajin e kaluar për shkak të “keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor” në ushtri.
Ushtari 23-vjeçar kaloi kufirin nga Korea e Jugut më 18 korrik teksa po zhvillonte një tur dhe kërkoi strehim në Veri.
Ky është reagimi i parë i Penianit lidhur me këtë çështje dhe pretendimet e tij nuk janë verifikuar ende.
Bëhet fjalë për një njoftim që deri më tani është publikuar vetëm nga agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”.
Komunikata nuk ofron detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të ushtarit, apo nëse do ta pranojë atë si refugjat.
Shqetësimet mbi fatin e tij janë rritur, pasi mbi të nuk është dëgjuar asgjë dhe as nuk është parë më që kur kaloi kufirin.
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të negociojnë lirimin e Travis King me ndihmën e një misioni ushtarak të OKB-së, që kontrollon zonën kufitare dhe ka pasur një linjë të drejtë komunikimi me ushtrinë koreane.
Duke reaguar ndaj njoftimit, një zyrtar i Pentagonit deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i verifikojnë pretendimet e Penianit, por prioriteti i tyre është ta kthejnë ushtarin Travis King në shtëpi përmes të gjitha kanaleve të ligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës