Motorët e ujit kthehen në problem, në Sarandë bllokohen 20 jet ski
Motorët e ujit shpesh herë kthehen në problem serioz për pushuesit. Në bregdetin e Sarandës ku dhe ka përdorim më të madh të tyre, policia thotë se ka bllokuar rreth 20 jet ski që nga nisja e sezonit.
Motorët e ujit mbeten një atraksion për pushuesit në bregdet.
Në Sarandë sinjalistika detare është vendosur përpara se mjetet motorike të merrnin lejen, për të ushtruar aktivitetin e tyre në det.
E megjithatë, nuk kanë munguar rastet e shkeljes së kordonëve të sigurisë.
Policia e Kufirit ka bllokuar gjithsej në Sarandë dhe Ksamil 20 jet-ski, për shkeljen e sinjaliztikës detare, që parashikohet nga ligji 127/2020 dhe ligji 43/2020 “ushtrim aktiviteti në zona të ndaluara”.
Nga monitorimi i policisë së kufirit nuk është identifikuar asnjë rast i drejtimit të jet-skisë nga persona nën 18 vjeç.
Një ditë më parë një 16 –vjeçar u plagos rëndë, teksa bënte xhiro me motor uji. Ai ndodhet në spitalin e traumbe, në vdekje klinike.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë