Dyshohet për mbi 60 viktima në brigjet afrikane

17 Gusht 2023 | 08:38

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pas gjetjes së një anijeje në brigjet e shtetit Kejp Vërd në Afrikën Perëndimore.

Në pamjet e publikuara në media është parë se 39 persona, përfshirë fëmijë, janë shpëtuar në ishullin Sal.

Pothuajse të gjithë personat që kanë qenë në anije, e cila besohet se ka qenë në det për një muaj, kanë qenë nga Senegali.

Zyrtarë të Kejp Vërdit kanë bërë thirrje për veprim global për migrimin, ashtu që të parandalohet humbja e mëtejme e jetës së njerëzve.

Anija është identifikuar fillimisht të hënën, ka thënë policia shtetërore për agjencinë e lajmeve AFP.

Fillimisht ka pasur raportime se ajo është përmbytur, por më vonë ajo është parë duke lëvizur.

Ministria e Jashtme e Senegalit ka thënë të martën se anija është larguar prej një fshati të Senegalit më 10 korrik me 101 persona në të.

Të mbijetuarit mund të kenë përfunduar në Kejp Vërd, mirëpo ky shtet besohet se nuk ka qenë destinacioni i tyre.

Ky shtet gjendet rreth 600 kilometra larg rrugës që bëjnë migrantët drejt Ishujve Kanare, territor spanjoll, i cili për shumë emigrantë është rrugë drejt Bashkimit Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026