Drejtonte makinën pa targa e pa leje drejtim, procedohet i lirë një 17-vjeçar

17 Gusht 2023 | 16:18

Një 17 vjeçar në Gjirokastër do të procedohet në gjendje të lirë pasi humbi kontrollin e automjetit me të cilin udhëtonte. Ai ishte i papajisur me leje drejtimit, ndërsa automjeti ishte pa targa.

Drejtuesi 17 vjeçar dhe pasagjeri 16 vjeçar, kanë pësuar dëmtime të lehta pasi makina ka dalë në rrugë.

Policia bën me dije se  dy të dëmtuarit, pasi kanë marrë asistencën mjekësore, janë larguar në banesa, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, që drejtonte i papajisur me leje drejtimi, një automjet pa targa. Gjatë lëvizjes, 17-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që ka dalë nga rruga, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe pasagjeri në të, një 16-vjeçar. Të dy të dëmtuarit, pasi kanë marrë asistencën mjekësore, janë larguar në banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026