“Humbja e luftës rrëzon Putin”, Kasparov: Rusia, shtet mafioz përftoi nga Perëndimi

17 Gusht 2023 | 17:56

Rënia e diktatorit të tipit mafioz, Vladimir Putin, do të jetë e paevitueshme pas çlirimit të Ukrainës. Për këtë është i bindur shahisti i famshëm rus Garry Kasparov, i cili ka folur për situatën aktuale në Rusi në një intervistë për agjencinë ukrainase “RBC”.

“Lufta nuk mund të përfundojë ndërsa Putin është në pushtet. Rënia e tij do të jetë rezultat i mposhtjes së Rusisë në luftë, pasi regjimi nuk mban më kur lideri humbet legjitimitetin e tij”, ka thënë Kasparov.

Sipas tij, shteti i sotëm rus, i krijuar nga Putin, përveç shenjave të një diktature fashiste ka edhe ato të një shteti mafioz, që ka përfituar nga dobësia e Perëndimit.

“Nga këndvështrimi i Putin, Perëndimi ishte i dobët. Dhe çdo diktator, sidomos një diktator mafioz, reagon ndaj kësaj dobësie. Kur sheh forcën ai fillon të kthehet mbrapsht, por kur sheh dobësinë vazhdon të ecë përpara”,-ka thënë Kasparov.

Për këtë arsye, ka theksuar ai, kreu i Kremlinit ka krijuar bindjen se në parim mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi. “Dhe, fatkeqësisht më duhet të them se në këtë aspekt kishte të drejtë”, ka vijuar ish-kampioni.

Për më tepër, është shprehur ai, nuk është e sigurt që fitorja e Ukrainës, pagimi i dëmeve dhe përndjekja e kriminelëve të luftës të jetë e barabartë me kolapsin tërësor të Rusisë. Por kjo sipas tij mund të sjellë në shkëputjen e disa territoreve nga Rusia.

“Në çdo rast, problemi kryesor është se si t’i japim fund luftës. Nuk ka mënyrë tjetër përveç fitores së Ukrainës, sepse për sa kohë do të jetë në pushtet, Putin do të luftojë deri në dollarin dhe ushtarin e fundit”,-ka shtuar Kasparov.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026