Kryeministri i ri? Sula: Tabaku, Bardhi ose Gjekmarkaj, përjashtoj veten
Deputeti i PD-së Dashnor Sula është shprehur se opozita ka nevojë për lidership të ri.
Në një intervistë për Euronews Albania, teksa ka përjashtuar veten, Sula theksoi se nga opozita ka vizion për kryeministër Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.
Mes të tjerash, deputeti nënvizoi se një opozitë e përçarë nuk ka të ardhme.
“Kemi nevojë për lidership të ri. E para kreun e Grupit Parlamentar Bardhin duhet ta njohim të gjithë, e dyta do të ishte shumë e ndershme ne duhet të paraqiteshim para qytetarëve shqiptarë me një kryeministër që do të ishte për 2025. Ky kryeministër të ishte zgjedhur nga opozita. Mjafton të kesh dëshirën dhe vullnetin për të sjellë opozitën në pushtet, të përçarë nuk fitojmë asgjë. Në respekt dhe të vetes time dhe të kolegëve të mi, për kryeministër të Shqipërisë kanë vizion Jorida Tabaku, Bardhi dhe Gjekmarkaj”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta