Emigrantët, PS propozon votë me postë për zgjedhjet e 2025

14 Janar 2021 | 15:10

Partia Socialiste kërkon që në zgjedhjet e 25 prillit, votimi dhe numërimi elektronik të testohet vetëm në një ZAZ dhe jo në dy qarqe. Ndryshimin e propozimit fillestar, Sekretari Organizativ i socialistëve, Arben Pëllumbi e argumenton me koston e lartë të procesit që shkon rreth 10 milionë euro dhe kohën e pamjaftueshme. Megjithatë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është lënë në dorë të marrë vendimin.

“Ne e shikojmë të arsyeshme që për ta bërë të mundur këtë lloj votimi, të mund ta bëjmë vetëm në një KZAZ sepse fatura është shumë e madhe dhe rrezikohet që mos të bëhet asgjëkund, pra të mos testohet fare votimi elektronik. Besojmë që Tirana është qarku më i përshtatshëm dhe ndoshta KZAZ më e përshtatshme për ta bërë këtë gjë, por nuk është o Tirana, o s’ka, rëndësi ka që të testohet”, tha Sekretari Organizativ i PS.

Ndërkohë, dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, Ivi Kaso dhe Altin Kaziaj, të kontaktuar nga Euronews Albania deklaruan se PD dhe LSI i qëndrojnë propozimit të tyre për votimin dhe numërimin elektronik në qarkun e Fierit dhe të Korçës.

Edhe vota e emigrantëve ka qenë pjesë e diskutimit që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi me partitë politike një ditë më parë. Për këtë Arben Pëllumbin thotë se partia e tij kërkon që emigrantët të votojnë me postë, por jo në 25 prill por 4 vite më vonë.

“Në 25 prill do të votohet siç është votuar në të gjitha zgjedhjet e deritanishme. Kush dëshirojnë nga të gjithë bashkudhëtarët tanë që jetojnë jashtë kufijve duhet të vijë të votojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky diskutim që kemi bërë, kjo procedurë që kemi nisur ka të bëjë me zgjedhjet e tjera, me zgjedhjet e vitit 2025. Ne dje si Parti Socialiste kemi shprehur mendimin tonë për ta realizuar votimin me postë”, tha ai.

Ndërkohë, KQZ ka publikuar një projektvendim që ndodhet në fazë konsultimesh, ku propozon që emigrantët të regjistrohen në një sistem që do ndërtohet nga KQZ, që parashikon se shtetasit me banim jashtë territorit të Shqipërisë të regjistrojnë të dhënat e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026