180 minuta larg ëndrrës/ Ekipet shqiptare mbërrijnë në play-off të conference league
Partizani ka marrë një fitore me rezultat minimal, por me vlerën e kualifikimit në përballjen me Vlamieran të zhvilluar në Elbasan Arena.
Të besuarit e Zoran Zekic zhvilluan një paraqitje pozitive, ndërsa goli i vetëm i sfidës erdhi nga sulmuesi Tedi Cara me 11 metërsh. Në total të kuqtë regjistrojnë rezultatin 3-1, për të dyja ndeshjet, duke gëzuar kështu të drejtën për të vijuar rrugëtimin në Conference League.
Partizani, Struga dhe Ballkani janë 180 minuta larg historisë, e thënë ndryshe fazës së grupeve, ku vetëm njëra prej këtyre skuadrave ia ka dalë më parë të ketë një arritje të tillë. Në ndeshjen play-off, të kuqtë do të ndeshen me Astanën, skuadrën nga Kazakistani e cila konsiderohet një kundërshtar i vështirë në letër.
Sa i përket dy skuadrave të tjera shqiptare, shorti është treguar disi më i butë, me Ballkanin që do të ketë përballë Bate Borisov, skuadrën me të cilën u përball dhe Partizani këtë sezon.
Të enjten, skuadra nga Suhareka mori një fitore të madhe ndaj Lincoln me rezultatin total 5-1. Struga në play off ka përballë Breidablik, islandezët të cilët po ashtu synojnë të jenë pjesë e fazës së grupeve në këtë edicion të Konferencës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta